Këto tela të dëmtuar sigurojnë furnizimin me energji elektrike për banorët e fshatit Çeprat, vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës.
Në fakt, energjia u sigurohet vetëm në mot të mirë, pasi mjafton pak erë ose shi që këto tela të këputen dhe ta lënë zonën pa energji elektrike.
Të mësuar tashmë me këtë realitet, disa nga banorët përpiqen ta shfrytëzojnë atë në dobi të tyre. “Më mirë që nuk kemi, se paguajmë shumë lekë”, thotë njëri prej tyre.
Ndërkohë, nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së në Vlorë, jashtë kamerave, shprehen se rivendosja e linjave të reja së bashku me shtyllat nuk mund të përballohet nga kjo drejtori, e cila thjesht rilidh telat e këputur. Sipas tyre, zgjidhja e problemit pritet të vijë nga investimet e institucioneve qendrore. (A2 Televizion)