Liri Berisha reagon ndaj Ramës, numri i fëmijëve me autizëm po rritet, çfarë e shkakton?

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 17:20 | Aktualitet

Si asnjëherë më parë autizmi nuk ka qenë kaq pranë familjeve sa tani. Studimet më të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trondituar mbarë botën. 1 në 31 fëmijë rezulton i prekur nga autizmi, raport që prej vitesh qëndronte në nivelin 1 në 36 fëmijë.

Shpeshtësisë së rasteve me këtë çrregullim nuk i ka shpëtuar as vendi ynë. Në muajin e ndërgjegjësimit të autizimit, mjekë dhe profesionistë kanë kërkuar angazhimin e specialistëve për diagnostikimin e hershëm të këtij çrregullimi.

Në konferencën ndërkombëtare për autizmin  organizuar nga “Fondacioni fëmijët shqiptarë”, mjekja Liri Berisha theksoi nevojën e politikave dhe programeve për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Presidentja e fondacionit tha se në vendin tonë ende mungojnë qendrat e terapive për të rriturit me autizëm.

Liri Berisha kishte një qëndrim edhe ndaj Edi Ramës. Pa e përmendur me emër, zonja  Berisha  tha se ishte i paimagjinueshëm termi i përdorur ndaj personave  të prekur nga ky çrregullim.

Sipas profesorëve të huaj faktorët mjedisore, ushqimi,  stresi dhe stili i ri i jetës duket se po ndikojnë në rritjen e rasteve me autizëm. Ata ju bëjnë thirrje prindërve të rinj dhe mjekëve pediatër për identifikimin e hershëm të çrregullimeve.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për këtë çrregullim, por sipas shifrave të ministrisë së Shëndetësisë 26% e personave më aftësi ndryshe janë me autizëm.  Shkencëtaret janë të mendimit se fëmijët lindin me autizëm, çrregullim që identifilkohet në fëmijërinë e hershme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos