Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se do të përdorë një sistem të ri takimesh për viza, duke nisur nga data 30 maj 2025.
Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën të ditur se nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.
Po ashtu, bëhet e ditur se për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj, shkruan A2 CNN.
Ambasada njofton gjithashtu se “të gjitha takimet e intervistës për viza joemigruese dhe imigruese që janë planifikuar tashmë, ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara”.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të përdorë një sistem të ri terminesh për viza duke filluar nga data 30 maj 2025. ❗️
Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj. Ju lutemi vini re se të gjitha takimet e intervistës për viza joemigruese dhe imigruese që janë planifikuar tashmë ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.
(A2 Televizion)