Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë në Vatikan, Shqipëria nderon Papa Françeskun

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 21:07 | Aktualitet

Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë në Vatikan,

Një delegacion i lartë nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët e komuniteteve fetare dhe i kryesuar nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe në Vatikan për Papa Françeskun. Në ceremoni mori pjesë edhe kardinali shqiptar, Ernest Simoni, si simbol i respektit dhe mirënjohjes ndaj figurës së Papës.

Homazhet u zhvilluan në selinë e Shenjtë, ku u theksua roli i Papa Françeskut si një udhëheqës shpirtëror që ka kontribuar ndjeshëm në promovimin e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar. Presidenti Begaj dhe liderët fetarë shqiptarë vlerësuan kontributin e Papës në forcimin e vlerave universale dhe të marrëdhënieve ndërfetare në nivel global.

Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë në Vatikan,

Në këtë kontekst, u nënvizua edhe bashkëjetesa harmonike fetare në Shqipëri, një model unik që ka marrë vlerësime të veçanta nga Papa Françesku gjatë viteve të pontifikatit të tij. Vizita u konsiderua një akt i rëndësishëm simbolik që rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe tolerancës fetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos