
Një incident i pazakontë është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po ngjitej në një traget me destinacion Shqipërinë.
A2 CNN mëson se në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të hipte mbi makinë, ndërsa automjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.
Burri, një shtetas shqiptar, thyen xhamin e përparmë dhe arriti të dilte para se automjeti të fundosej plotësisht. Zjarrfikësit ndërhynë me anë të Njësisë së zhytësve për të tentuar nxjerrjen e mjetit. (A2 Televizion)
