PS ende pa kandidat për Tiranën, Rama i bindur në fitore më 9 maj, mesazh për Veliajn

Nga Fjorela Beleshi
21 Nëntor 2026, 19:17 | Politikë

PS ende pa kandidat për Tiranën, Rama i bindur në fitore më

Pas shembullit që u dha në Asamblenë Kombëtare, socialistët e Tiranës heshtën para Edi Ramës në Akademinë e Arteve, madje as për të pyetur se kush do të jetë kandidati i PS për kryeqytetin. Edhe pse pa emër, kryetari i PS u shpreh i bindur në Asamblenë e Tiranës që më 9 maj do ta fitojë bashkinë e kryeqytetit.

“Rindërtimi pritet të jetë fokusi kryesor i fushatës së PS, një proces që nisi në 2019 dhe ende nuk ka përfunduar”.

Me dyer të mbyllura tentoi t’i bindë anëtarët se nuk ka luftë të brendshme në PS, ndërsa publikisht Erion Veliajt i thirri ndërgjegjes së Veliajt.

“Pavarësisht përpjekjes së tij për t’i mbyllur plagët e brendshme në kryeqytet, shefi politik i dërgoi një mesazh nën rreshta Veliajt në qelinë e paraburgimit, se mund ta fitojë Tiranën edhe pa të”.

 “Punoni së bashku dhe mos shkarkoni punonjës, se pas 10 majit sërish PS do ta ketë Tiranën” ishte mesazhi i KM Rama për njerëzit e Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Inati nuk i del në mënyrë të veçantë ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt. Ndërsa brenda Akademisë socialistët heshtën, jashtë saj të rinjtë i kërkuan Ramës dorëheqjen.

Kryeministri u mundua ta kalonte me sportivitet një thirrje që po e shoqëron në çdo vend që shkon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos