Reagon Bashkia e Tiranës, akuzon Ramën për ndërhyrje politike

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 19:22 | Politikë

Zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës ndau një reagim ndaj akuzave të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

Në deklaratë Edi Rama akuzohet për ndërhyrje në kompetencat e kryetarit të zgjedhur, Erion Veliaj, dhe për presion publik ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.

Bashkia ngre shqetësimin se masa e sigurisë ndaj Veliajt po shfrytëzohet për të dobësuar autoritetin e tij dhe për të vendosur kontroll politik mbi institucionin, duke cenuar autonominë vendore.

Emërimet dhe shkarkimet në administratë bëhen sipas ligjit, thuhet në deklaratën që Bashkia e Tiranës ka shpërndarë për median. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos