Jakup Krasniqi rikthehet në Hagë, katër ditë i “lirë”, por vëllai nuk arriti ta takonte

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 19:35 | Aktualitet

Pas katër ditësh pranë familjes në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u nis këtë të shtunë drejt aeroportit për t’u kthyer në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara ia kishin lejuar vizitën për arsye humanitare, pasi ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdijes. Para largimit, Krasniqi përqafoi vajzat dhe mbesën.

I biri, Altini, e përcolli i fundit te dera e shtëpisë. Nga oborri, Krasniqi përshëndeti me dorë edhe të afërmit që kishin dalë në ballkone dhe e përcollën me duartrokitje.

Gjatë vizitës, pjesëtarët e EULEX-it e shoqëronin çdo mëngjes në shtëpi, ndërsa netët i kalonte nën mbikëqyrje në Fushë Kosovë.

I vëllai, Dauti, u përpoq ta takonte, por policia nuk e lejoi. Ai u tregoi gazetarëve se u tërhoq kur vajza e Jakupit i tha se familjes mund t’i ndërpriteshin vizitat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos