“Mbulon rrogat, jo investimet” rektori Gjuraj: Buxheti nga qeveria i pamjaftueshëm

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
19 Shkurt 2026, 19:45 | Aktualitet

Buxheti i përcaktuar këtë vit nga qeveria për universitetin e Shkodrës, sipas rektorit të këtij universiteti mbulon vetëm pjesën e rrogave dhe bursave studentore, ndërsa për investimet e domosdoshme mbeten shumë pak.

Në një prononcim për mediat rektori Tonin Gjuraj është shprehur se kanë nisur diskutimet me ministrinë e financave, për të mundësuar fonde shtesë, duke i qëndruar idesë së krijimit të një kampusi universitar.

Ndërkohë në muajin mars universiteti i Shkodrës do të nënshkruaj edhe një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Tiranës për t'i kërkuar mbështetje për gradat dhe titujt shkencor të pedagogëve pas një dakordësimi paraprak mes rektori Gjuraj dhe rektorit të Tiranës, Artan Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos