Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, tregoi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN dy arsyet pse në bregdetin shqiptar ka më pak pushues këtë vit.
“Ka një lëvizje të shtuar të turistëve në qytetet kryesore, më tepër Tirana, dhe ka më pak pushues në bregdet. Dy janë arsyet kryesore: liberalizimi i vizave për Kosovën, që përbën 50% të tregut, dhe çmimet loë cost bëjnë që shqiptarët më mirë udhëtojnë sesa rrinë në shtëpi. Të shkon më lirë të vizitosh Romën apo Barcelonën sesa të shkosh deri në Vlorë, me karburantin e trafikun. Këto bëjnë që shifrat të flasin për një numër në rritje, por nuk duhet të shikojmë shifrat, por të rrimë me këmbë në tokë dhe të bëjmë analiza”, tha Topuzi.
“Thelbi është se sa të ardhura sigurojmë në krahasim me rajonin dhe performanca jonë nuk është e mirë. Në indeksin e turizmit ne jemi në vend të tretë, pas Malit të Zi dhe Serbisë, që nuk ka lidhje me turizmin”, shtoi Zak Topuzi. (A2 Televizion)