Arbjan Mazniku thirret në SPAK

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 09:33 | Aktualitet

Arbjan Mazniku thirret në SPAK

Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 

Ende nuk dihet se për cilën dosje është thirrur dhe në çfarë cilësie po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm, si person në dijeni apo si person në hetim.

Priten të mësohen të tjera detaje në minutat në vijim.

Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ai ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023. Më herët, Mazniku ka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit, nga viti 2013 deri në vitin 2015. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos