Me pushime në Shqipëri, më pak pushues nga Kosova dhe që nuk zgjedhin Jonin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2024, 11:02 | Aktualitet

Edhe këtë fundjave qytetarët e Kosovës iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar. Por, ndryshe nga viti i kaluar, ka patur një rënie të pushuesve këtë sezon. Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, shprehen përfaqësues të agjencive turistike të Kosovës.

Ndërkohë, rritja e çmimeve ka bere që bregdeti i Jonit për kosovarët të kalojë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore. Sipas të dhënave nga agjencitë, por dhe të vetë pushuesve zgjedhja e tyre e parë dhe më e preferuar mbetet bregu i Shëngjinit dhe Velipojës, që tërheq me klimën, çmimet dhe mikpritjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos