Mediat greke jehonë festës së shqiptarëve në Athinë për Ditën e Pavarësisë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 11:40 | Aktualitet

Ditën e djeshme, festimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osmanë u shtrinë në mbarë vendet ku ka shqiptarë.

Një ndër qytetet jashtë vendit që shqiptarët festuan më shumë ishte edhe Athina, ku me mijëra bashkëkombas u mblodhën në sheshin qëndror të qytetit.

Festa e shqiptarëve në Athinë mori vëmendjen edhe të mediave greke, të cilat i kanë bërë jehonë lajmit.

Mediat greke shkruajnë se mijëra shqiptarë dolën në Syntagma, ku pema ishte ndezur pak më parë dhe do të festohej ndezja e dritave.

Po ashtu, në mediat greke shkruhet se rreth sheshit Sintagma kishte shumë ekipe të Policisë, për të shmangur tensionet e mundshme që mund të krijoheshin.

Kujtojmë se pavarësia e Shqipëria u shpall në Vlorë, në 28 nëntor të vitit 1912, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos