Fizioterapisti Eduart Abedini foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për ndikimin që ushqimet dhe pijet e caktuara kanë në shëndetin e kockave dhe artikulacioneve.
Sipas tij, konsumi i mishit të kuq dhe alkoolit përbën një nga faktorët kryesorë në rritjen e nivelit të acidit urik. Ky i fundit depozitohet në formën e kristaleve nëpër artikulacione, duke shkaktuar dëmtime progresive dhe duke “gërryer” kockat.
Abedini theksoi se edhe pijet e gazuara janë pjesë e një regjimi të kequshqyerjeje që ndikon negativisht te kockat.
“Mishi i kuq dhe alkooli janë faktorë numër një për rritjen e acidit urik edhe depozitohen kristale nëpër artikulacione, që e gërryejnë artikulacionin. Edhe pijet me gaz, është një pjesë e kequshqimit. Në kohët e hershme pjesa e acidit urik quhej sëmundja e njerëzve, sepse nuk kishte njerëz obezë, njerëzit ishin fit. Mbretërit kishin mundësi më shumë të pinin verë, të hanin mish, ishin edhe me peshë trupi më të madhe, këtu u zbulua edhe pjesa e acidit urik. Dy gjërat kryesore janë mishi i kuq edhe alkooli. Është mishi i bardhë, mishi i pulës, që përdoret për pjesën proteinike”, tha Abedini.
(A2 Televizion)