“Më mungon babi, ndihem i vrarë”, rrëfimi emocional i 23-vjeçarit me Sindromën Down

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 11:14 | Sociale

Studenti i parë me Sindromën Down në Shqipëri, Gersi Trocka po bën histori si kampion në disa disiplina, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të rinjtë. 23-vjeçari ka rrëfyer në "Dita Jonë" detaje nga jeta e tij, vështirësitë dhe dhimbjen për humbjen e babait, të cilit i dedikon çdo fitore.

“Edhe unë lodhem ndonjëherë, por në një moment nga Liqeni më shumë më shumë futem  në melankoli për babin tim se nuk jeton edhe e kam si të vrarë se më mëkon shpirti. Por, por pastaj kur e jap atë shpejtësinë, unë e jap enkas vetëm për babin tim, se them është aty sipër dhe më shikon. Babai më ka nderuar edhe e bëra krenar babin tim edhe t'i them babit tim se vazhdoj me fushën time të eci përpara”, tregon ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Pavarësisht vështirësive, studenti i shkencave të Lëvizjes thekson se mbështetja dhe dashuria e njerëzve e bëjnë të ndihet i vlerësuar.

“Jam shumë i kërkuar me këtë, prandaj komentojnë, shkruajnë kampion lart, kampion poshtë, djathtas kampion, gjithandej kampion. Unë e para jam kampion i zemrave të komentuesve që komentojnë”, shprehet ai.

Gersi u bën edhe thirrje prindërve që të inkurajojnë fëmijët me aftësi ndryshe të përfshihen në aktivitete dhe të mos izolohen, vetëm në telefon apo brenda shtëpisë.

“Kam parë shumë që këta persona nuk aktivizohen edhe prandaj i bëj thirrje edhe prindërve; lërini fëmijët të dalin të angazhohen vetë, të kenë aktivitetin e vetë, po jo t'i mbyllësh brenda e të merren me telefon. Jeta nuk është vetëm në telefon jeta është vetëm si përfshirje aktivitet kjo është”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos