Mjete lundruese argëtuese, fluks i lartë kërkesash në drejtorinë detare

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
10 Qershor 2025, 14:09 | Aktualitet

Mjetet lundruese argëtuese është një tjetër sektor i zhvillimit të turizmit, i cili vit pas viti ka shtuar aktivitetin e tij. Kjo është pasuar edhe me një ngarkesë të drejtorisë së përgjithshme detare, e cila pajis me dokumentacionin përkatës si mjetet lundruese ashtu edhe drejtuesit e tyre.

Pajisja me dokumentacionin e nevojshëm është njëra anë e sigurisë që kërkon ky aktivitet detar.

Kreu i drejtorisë detare të përgjithshme tregon edhe shkeljet që janë konstatuar më së shumti nga kontrollet që kryhen, shkruan A2 CNN.

Pavarësisht kontrolleve dhe masave administrative sërish nuk përjashtohet mundësia që të dalin në det mjete të papërshtatshme apo në mungesë të kushteve teknike dhe për këtë duhet edhe një ndërgjegjësim i vetë drejtuesve të këtyre mjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos