Moderatorja e vitit! Alba Alishani vlerësohet për profesionalizmin në studion e A2 CNN

Nga Luela Myftari
17 Dhjetor 2023, 16:11 | Aktualitet

Moderatorja e vitit! Alba Alishani vlerësohet për profesionalizmin

Alba Alishani është një nga moderatoret më të mira në vend për vitin 2023. Për kontributin dhe profesionalizmin e rrëfyer në ekranin e A2 CNN, Alishani u vlerësua jo vetëm nga publiku që ka votuar në sondazhin e "Koha jonë", por edhe nga një bord profesionistësh. 

Si një moderatore profesioniste, skenën Alba e ndau me kolegen Erla Mëhilli, që po ashtu u vlerësua për paanshmërinë e saj dhe korrektesën në misionin si moderatore për këtë vit. 

Anila Hoxha nga Top Channel u vlerësua me çmimin “Gazetarja e vitit” dhe jo vetëm për saktësi. 

Çmimi i karrierës në fushën e gazetarisë iu dha një emri të njohur tanimë në ekranet shqiptare, Sokol Balla. 

Çmimi për politikanin më të mirë shkoi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ai për biznesmenin më të mirë shkoi te Besnik Bami, i cili kontribuoi në ndeshjen Moldavi-Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos