“Mos u gënje nga informacioni i rremë”, Qendra Faktoje, 5 vite në tregun mediatik shqiptar

Nga A2 CNN
4 Prill 2024, 18:18 | Aktualitet

Faktoje, qendra mediatike e verifikimit të fakteve në Shqipëri, festoi ditën  ndërkombëtare “fact-checking” dhe 5 vjetorin e themelimit. Në kuadër të kësaj dite, Faktoje mbajti  më 3 prill në Tiranë konferencën me temë “Mos u gënje nga informacioni i rremë” duke i bëri jehonë pikërisht kontrollit të fakteve, rëndësisë së informimit të saktë dhe të besueshëm të publikut, njohjes dhe përdorimit të mjeteve bazë për të dalluar lajmet e rreme nga ato të vërteta premtime.

“Ne kemi menduar që ta mbajmë këtë konkurs me emrin e tij për të kujtuar se si duhet të jetë një gazetar profesionist, një gazetar me integritet dhe një gazetar që e do fort këtë punë, pa u bërë pjesë e interesave apo mediumeve të caktuara që në vende të vogla si Shqipëria është kollaj të bëhesh”, tha Klodiana Kapo, drejtuese ekzekutive, “Faktoje”.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato nënvizoi se, liria e medias ka një rol jetik në shoqëritë tona dhe inkurajoi Shqipërinë të shfrytëzojë momentin aktual në procesin e integrimit në BE për të bërë përparim cilësor në fushën e lirisë së medias dhe asaj të shprehjes.

“Bashkimi Europian do të vazhdojë të fuqizojë kulturën e kontrollit të fakteve në Shqipëri, paralelisht me përpjekjet për të promovuar edukimin mediatik dhe mbështetjen e medias së pavarur”, u shpreh Silvio Gonzato, ambasador  BE në Shqipëri.

“Fact-checking” do të ndërthuret si lëndë edhe në universitete për të përgatitur me njohuritë e duhura studentët për tregun e punës.

“Ne kemi projektuar një lëndë fact-chekcing e vendosur tek kursi special. Dhe është menduar të krijojmë një laborator të përbashkët me Faktoje që do të thotë studentët tanë të jenë edhe në mësim por dhe praktik në një laborator të tillë”, Mark Marku, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë në FHF.

Konferenca u përmbyll me ndarjen e çmimeve të konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku”, që mbahet për të tretin vit radhazi dhe promovon gazetarinë fact-checking në Shqipëri. Gazetarët fitues ishin Albina Hoxhaj, Artin Halili, Ervina Garo, Xhensil Shkëmbi të cilët në shkrimet e tyre të vërtetat e lëna mënjanë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos