Policia i ka bërë apel përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë.
Përmes një njoftimi, Policia thotë se shoferët duhet të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit.
Po ashtu në njoftimin e saj Policia thotë se kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
Njoftimi i Policisë:
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
???? Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
???? Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
???? Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
???? Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
???? Mos kryeni parakalime të gabuara.
???? Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
⚠️ Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
???? Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
✅ Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
???? Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112. (A2 Televizion)