Rrëshqitje gurësh janë regjistruar edhe në një tjetër segment të lotit të dytë të aksit rrugor Kir-Shosh, në vendin e quajtur Prroni i Çiverrit.
Në dy segmentet ku ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor ndodhet një rrugë që është ende në proces ndërtimi, si pjesë e investimit për rrugën e Dukagjinit.
A2 CNN mëson se me përmirësimin e kushteve atmosferike, firmat që po kryejnë investimin do të ndërhyjnë për zhbllokimin e rrugës.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes gjatë ditës së sotme, ndërsa firmat po marrin masa për ndërhyrje të shpejtë me qëllim zhbllokimin e rrugës dhe vijimin e investimit. (A2 Televizion)