Shoqatat atdhetare kanee nisur përgatitjet për festeen e pavareesisee. Njee flamur 800 metra katror do tee valeevitet nee Rreeshen si dhe do tee ketee festime tee ndryshme me shqiptaree tee thirrur nga tee gjitha trevat.
Një flamur i përmasave gjigande, 800 metër katrorë dhe 5000 flamuj të vegjël do të veshin kuqezi hyrjen e qytetit të Rrëshenit për festat e nëntorit.
Aktivitetet do të organizohen nga Shoqata Kombëtare për Unitet dhe Bashkim Kombëtar e cila ka ekspozuar një tjetër flamur, 30 metra katror përgjatë aksit Fier- Vlorë.
Drejtues të shoqatës tregojnë për organizimin e veçantë që do të zhvillojnë këtë vit në Mirditë me përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.
Sipas drejtuesve të shoqatës kombëtare këtë vit është zgjedhur Mirdita për festimet të veçanta në ditën e flamurit, si krahinë qëndrestare ndaj regjimeve të ndryshme duke filluar që nga periudha e Skënderbeut e deri në komunizëm. (A2 Televizion)