Reshje shiu dhe erë e fortë në Vlorë, fuqia e dallgëve arrin 8 ballë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 11:25 | Aktualitet

Reshje shiu dhe erë e fortë në Vlorë, fuqia e dallgëve

Është përkeqësuar situata meteorologjike në Vlorë. Gazetari i A2 CNN raporton se është shtuar intensiteti i erës dhe reshjet e shiut. Deti me dallgë deri në 2.5 metra bën që lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit të jetë i pezulluar.

Tragetet me linjën me Italinë sot sipas grafikut e kanë pushim, në të kundërt nuk do të lejoheshin për lundrim. Fuqia e dallgëve në det të hapur shkon deri në 8 ballë, ndërsa në gji 6 ballë.

Reshje shiu dhe erë e fortë në Vlorë, fuqia e dallgëve

Si pasojë e motit të përkeqësuar dhe erës së fortë, në fshatrat Dukat, Brataj, Gjorem, dhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka mungesë të energjisë elektrike.

Reshje shiu dhe erë e fortë në Vlorë, fuqia e dallgëve

Ky fenomen, që ka bërë që këto zona të mbeten pa energji, është një problem i përsëritur vit pas viti sa herë që ka kushte të këqija të motit. Mungesa e energjisë është kryesisht për shkak të rrjetit elektrik të vjetëruar dhe të papërshtatshëm për t’u përballur me këto kushte atmosferike të rënda. Pasojat e këtij problemi janë të dukshme, pasi shumë banorë dhe biznese në këto zona vuajnë nga ndërprerjet e shpeshta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos