
Situata në Qarkun e Fierit këtë të diel paraqitet më e normalizuar, raportojnë autporitetet vendore. Sipas informacioneve, Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, pasi kanë filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj. Lumi Shkumbin në kuota normalë dhe nuk ka paraqitur probleme ndërsa Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta, përcjell A2 CNN. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës.
Gjatë ditë së shtunë, strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se nuk ka cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave.
Gjithashtu nuk ka raportime për akse rrugore të bllokuara, fshatra apo lagje të izoluara nga uji dhe banesa nën ujë. Nga lumi Seman janë prekur disa kasolle, por bagëtitë janë larguar. (A2 Televizion)
