
Vijon të jetë e rënduar situata si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit në keq në qarkun e Korçës.
Fusha e Maliqit tashmë i përngjet një liqeni të madh duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.
Përmbytja e kësaj fushe është ndikuar nga rritja e nivelit të lumit Devoll, por dhe çarjes së argjinaturës në disa pika të lumit Dunave.
Ndërkohë, një apel për ndihmë vjen nga banorët e fshatit Denas.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, shumë banorë të këtij fshati kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme nga autoritetet pasi prej një jave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ata kanë ngelur të izoluar dhe pa patur kontakte me fshatrat e tjera.
Gjithnjë sipas banorëve të fshatit Denas, ata prej vitesh nuk kanë urë që të lidhen me fshatrat e tjerë dhe e vetmja mënyrë kalimi ka qenë një rrugë e improvizuar mbi lumë, por tanimë, as kjo mënyrë nuk është e mundur. (A2 Televizion)
