“60% e parlamentit, analfabeten funksionalë”, Malaj: Po vrasin gjuhën shqipe

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 21:51 | Aktualitet

“60% e parlamentit, analfabeten funksionalë”, Malaj: Po vrasin

Pedagogia Nora Malaj ka ngritur alarmin dhe në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe nga pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Në emisionin Terminal në A2 CNN, Malaj u shpreh se parlamentarët janë ata që po e vrasin të parët gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe në parlament është strukur në një cep dhe ka frikë të dalë. Ka analfabetizëm funksional 60%. Sepse edhe ata që duan të rrokizojnë nuk e bëjnë dot. Ata që duan të dialogojnë, nuk dialogojnë. Askush nuk ka identitet dhe kthehen në gaztor. Dhe të humbësh ku bukurinë e shqipes në parlament është të vrasësh gjuhën shqipe”, tha Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos