
Foto ilustruese
Një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë ka mbetur i lënduar, pasi është goditur nga një objekt që ka rënë nga lartësia, si pasojë e erës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.
“Si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. (A2 Televizion)