Ditë vere në vjeshtë, rriten temperaturat

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 07:24 | Aktualitet

Ndryshe nga dy ditë më parë ku moti ka qenë kryesisht me reshje dhe rrebeshe në disa zona, e enjtja e sotme këtij shtatori do të rikthejë temperaturat e verës. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja tha në "Dita Jonë" se dita do të jetë me diell dhe temperaturat do të arrijnë në mesditë deri në 30 gardë celsius.

“Diell gjatë ditës së sotme, termometri në mesditë do të ngjitet deri në 30 gradë celsius. Era në drejtim veriperëndimor me shpejtësi mesatare. Diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Vranësira në pjesën perëndimore dhe në qendër".

Sipas saj edhe dy ditët në vijim do të jenë me diell dhe temperatura të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos