Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. “Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Sipas burimeve të A2 CNN, Bogdani u nda nga jeta pasi pësoi infarkt. Edhe pse u transportua me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, nuk ia doli.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës tha se Bogdani u gjet pa ndjenja, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. (A2 Televizion)