Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie në Shqipëri

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 12:46 | Aktualitet

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna e 26 prillit ditë zie

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, datë 26 prill 2025, si ditë zie kombëtare, në nderim dhe mirënjohje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

Vendimi u mor në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, me propozim të Kryeministrit.

Gjatë kësaj dite zie flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar të transmetojnë muzikë funebër në shenjë respekti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos