Ambasada e Vatikanit në Shqipëri hapi sot dyert për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Atit të Shënjtë. Në një libër ngushëllimesh kushdo mund të lerë shënimin e tij deri nesër pasdite.
Homazhet për Papa Franceskun i hapi i pari kreu i kishës katolike imzot Arjan Dodaj. Në mesazhin e tij të ngushëllimit, kleriku i lartë falënderon Atin e Shënjtë për dashurinë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Lutu për ne nga qielli dhe na beko nga lart ”, shkruan Imzot Imzot Arjan Dodaj ndërsa e mbyll mesazhin me lutjen që Papa Françesku të pushojë në Paqen e Krishtit të ringjallur dhe në krahët e Virgjëreshës Mari.
Homazhe janë kryer edhe nga drejtuesit e tjerë të komuniteteve fetare në vendin tonë, Bujar Spahiu i Myslimaneve, baba Mondi i Bektashinjve dhe Joan Pelushi i Ortodoksëve.
Po ashtu edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë në vend. (A2 Televizion)