Ndërron jetë 60-vjeçari sapo u fut në det

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 13:26 | Aktualitet

Ndërron jetë 60-vjeçari sapo u fut në det

Një tjetër person ka ndërruar jetë  sapo është futur në det për t’u larë.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në plazhin e Pish Poros, ndërsa dyshohet se shtetasi F. B., rreth 60 vjeç ka pësuar arrest kardiak.

“Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos