Tragjedia në Shkodër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni i gjetjes së trupave

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 15:18 | Aktualitet

Tragjedia në Shkodër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas gjetjes së katër trupave të mbytur në lumin Buna, të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për tragjedinë.

“Sot pas tri ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit të qytetarëve të mbytur në lumin Buna. Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 automjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësia e Sigurisë Publike, DVP Shkodër dhe DRKM, si dhe banorë të Administratës Dajç. Drejtori i Qendrës Rajonale të Mbrojtjes për Veriun, z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren, duke koordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”. Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të afërmve”, shkruhet në postimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos