Në Nartë vijnë helikopterë nga Abu Dhabi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve

Nga Belinda Ruçaj
13 Gusht 2025, 13:22 | Aktualitet

Në Nartë vijnë helikopterë nga Abu Dhabi për të

Kanë mbërritur në Nartë përfaqësuesit më të lartë nga Abu Dhabi, të cilët në ndihmë të shtetit shqiptar kanë sjellë edhe dy helikopterë që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Një viktimë, shtëpi të djegura dhe dhjetëra banorë të evakuuar është bilanci aktual i zjarreve që po shkrumbojnë vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të mërkurë se nga veriu në jug janë aktive 24 vatra. Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë, shkruan A2.

Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos