Sipas Drejtorisë së Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Monellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht.
Me izolimin e kësaj vatre, që u arrit mbrëmjen e së martës, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive bën të ditur për A2 CNN Prefektura Kukës.
Për monitorimin deri në shuarjen e plotë gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Ad.ZM Kukës.
Në bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh. (A2 Televizion)