Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës është ndaluar menjëherë nga autoritetet, pasi rrezikonte sigurinë e pushuesve.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri me shpejtësi, duke bllokuar mjetin dhe duke marrë masa administrative ndaj drejtuesit të tij.
Autoritetet njoftojnë se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon rendin, sigurinë dhe qetësinë publike, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Strukturat e rendit mbeten të angazhuara për të garantuar një ambient të sigurt për pushuesit në të gjitha zonat bregdetare. (A2 Televizion)