Rikthehet ora dimërore. Në mesnatë akrepat u zhvendosën nga ora 3:00 në 2:00. Në aparatet e celularëve, ndryshimi do të bëhet në mënyrë automatike.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit. Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë vende po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit. (A2 Televizion)