Nisma e veçantë e fermerit, kultivon aronia në vendin e mollëve dhe patateve

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
8 Gusht 2024, 13:47 | Aktualitet

Kur shumica e fermerëve të Maliqit kanë vështirësi në tregtimin e kulturave tradicionale që kultivojnë në zonë, si molla, qepa apo patatja, një prej tyre prej disa vitesh ka zgjedhur të kultivojë një frutë të veçantë për zonën, të quajtur aronia.

Kjo kulturë bujqësore njihet si frutë kurativ i disa problemeve shëndetësore. Miron Mersinllari tregon se si e njohu këtë frutë dhe ku arriti të marrë fidanët e parë.

“Në vitin 2019, unë u hasa me këtë frutë mes informacioneve në internet. Për herë të parë në Korçë e kam kultivuar. Mbas interesimit që kreva, fidanët i kam importuar nga Hungaria. Kjo është një pemë që i reziston temperaturave nga -40 deri në +40”, thotë ai.

Duke qenë se në vendin tonë informacionet për këtë frutë janë të pakta, fermeri tregon se si po arrin ta shesë këtë produkt.

“Unë kam krijuar në bazë të njohjeve dhe përpjekjeve në internet edhe tregun”, thotë ai. Aktualisht, në vendin tonë një kilogram aronia kushton midis 600 dhe 700 lekëve të rinj, një çmim ky i mirë për fermerin që e kultivon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos