Reshje bore me intensitet të lartë në Qafë Thore, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 22:37 | Aktualitet

Reshje bore me intensitet të lartë në Qafë Thore, ARRSH:

Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, njofton ARRSH. Aktualisht, në terren po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme, ndërsa qarkullimi vijon pa probleme.

Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi si në qarkullim, ashtu edhe në punën e mjeteve borëpastruese. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa grupet e punës dhe mjetet janë në terren për të garantuar sigurinë dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor”, thuhet në njoftim.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos