Rreth një mijë banorë të fshatrave Hoxharë e Re dhe Povelçë në bashkinë e Fierit, prej vitesh, vuajnë për ujin e pijshëm.
Por në periudhën e verës kjo problematikë bëhet akoma më shqetësuese. Përveç faktit që banorët furnizohen me orare mjaft të kufizuara, akoma më problematike është cilësia e ujit që u vjen në rubineta.
Vetë banorët tregojnë si për oraret e furnizmit me ujë, ashtu edhe për ndotjen që po u shkatërron edhe pajisjet elektro-shtëpiake.
Ka edhe nga ata banorë që janë detyruar të hapin puse, si dhe të ndërpresin fare kontratën me ujësjellsin.
Në lidhje me këtë problematikë, i kontaktuar me telefon drejtori i Ujësjellësit Fier, Petrit Kanani, ka pohuar se është në dijeni të situates, duke premtuar marrjen e masave për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj problematike. (A2 Televizion)