Gramshi ka festuar 65 vjetorin e krijimit të tij si qytet. Simbolet, traditat, karakteristikat dhe resurset e zonës u evidentuan ne aktivitetet e shumta që u organizuan me këtë rast.
Dhe kur flet për Gramshin natyrisht pjesë e pandashme e krijimit dhe rrugëtimit të këtij qyteti është ish-uzina ushtarake e Çekinit, një pjesë e së cilës dikur zonë e ndaluar ushtarake, sot është kthyer në një muze digjital, që ndërthur të kaluarën dhe të sotmen.
Kryebashkiaku i Gramshit tregon se përse u zgjodh pikërisht ish-uzina e Çekinit për këtë muze të veçantë për qytetin.
Ish-inxhinierë dhe punonjës të uzinës shpresojnë në rikthimin e saj.
Në fakt ish-uzina po vlerësohet të rikthehet në punë dhe firma të huaja kanë paraqitur interes për zhvillimin e saj me të njëjtin profil pune siç ka patur më parë, atë të prodhimit të armëve ushtarake. (A2 Televizion)