OBSH: 1-vjeçari evakuohet nga Gaza në Shqipëri, po trajtohet në QSUT

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 19:10 | Aktualitet

Një fëmijë 1 vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës për të marrë kujdes të specializuar.

Njoftimi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri sipas të cilës fëmija është duke marrë kujdes mjekësor në Spitalin Universitar "Nënë Tereza", ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.

Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare” shkruhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa shprehen falënderime për autoritetet shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos