Shtoni vëmendjen ndaj fëmijëve dhe sjelljeve të tyre! Përdorimi i drogave po kthehet në modë për adoleshentët dhe të rinjtë të cilët janë pacientët më të shpeshtë në spitale.
Mjekët toksikologë japin alarmin për rritje të numrit të adoleshentëve përdorues të drogës, femra dhe meshkuj. Marijuhana është droga më e përdorur sot në Shqipëri nga adoleshntët, ndërsa kokaina nga më të rriturit.
Mjekët ju tregojnë prindërve një mënyrë se si mund të zbulojnë nëse fëmija i tyre është përdorues ose jo i lëndëve narkotike, shkruan A2 CNN.
Ndërsa ndaj të rinjve mjekët kanë një tjetër mesazh. Sipas toksikologëve nëse adoleshentët sot janë përdorues të drogave, pas 5 vjetësh do të jenë pacientë në Psikiatri apo rrezik për infarkte të zemrës dhe trurit.
Mbi 30 raste në ditë me intoksikacione apo overdozë nga përdorimi i lëndëve narkotike i drejtohen shërbimit të Toksikologjisë në QSUT. Numri i pacientëve ditorë që kërkojnë ndihmën e mjekut është shumë më i lartë pasi një pjesë e tyre, kryesisht femrat përdoruese, i drejtohen spitaleve private. (A2 Televizion)