Osmani takon homologen sllovene, diskutohet siguria dhe integrimi euroatlantik

Nga Tomorr Avdia
19 Dhjetor 2024, 17:11 | Aktualitet

Osmani takon homologen sllovene, diskutohet siguria dhe integrimi euroatlantik

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot e ka zhvilluar një drekë pune me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Pas takimit, Osmani u shpreh se Sllovenia mbetet një nga aleatët më të ngushtë të vendit tonë.

Ajo njoftoi se në këtë takim u diskutua për sigurinë dhe integrimin euroatlantik dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve, shkruan A2.

“I shpreha mirënjohjen për kontributin e trupave sllovene në kuadër të KFOR-it, të cilët Presidentja Musar i vizitoi mbrëmë me rastin e festave të fundvitit”, tha Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos