Pa urgjencë dhe pa autoambulancë, protestë para Qendrës Shëndetësore të Vaut të Dejës

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
1 Shtator 2026, 14:54 | Aktualitet

Familjarë të dy të ndjerëve që u ndanë nga jeta pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Karmë të Vaut të Dejës dhe banorë të kësaj bashkie, kanë protestuar përpara qendrës shëndetësore për mungesën e dhënies së ndihmës së parë, mungesën e stafit mjekësor dhe të autoambulancave.

Deda 46 vjeç me profesion elektricist dhe Sokol Preka 40 vjeç pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja ranë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve që po bënin për rrjetin elektrik duke ndërruar jetë, njëri në vendngjarje dhe tjetri disa minuta më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos