PAMJET: Sekondat para tragjedisë, shoferi që vrau dy fëmijë po qarkullonte me shpejtësi marramendëse

Nga Igli Çelmeta
5 Maj 2026, 23:08 | Aktualitet
 

A2CNN ka siguruar videon ku makina e shoferit të dehur Nikoll Radaçi shfaqet duke qarkulluar me shpejtësi marramendëse, në momentin e aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve të mitur në zonën e Spitallës në Durrës.

Nga pamjet duket që shpejtësia e mjetit tip “Benz ML” ngjyrë e bardhë shkon nga 85 km/h deri në 100 km/h. Shpejtësia është dukshëm tej normave, aq më tepër kur bëhet fjalë për një zonë të banuar, ku shpejtësia nuk duhet t’i kalojë 30-40 kilometra në orë. 

Ndërsa gjykata e la sot në masën "arrest me burg", 57-vjeçari u shfaq në seancë me kokën ulur, dhe nuk pranoi të japë asnjë shpjegim apo justifikim. 

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e autorit të kësaj tragjedie, ndërsa edhe avokatja u caktua kryesisht nga shteti. Gjykimi dhe marrja e dënimit përfundimtar është çështje kohe për 57-vjeçarin Nikolla Radaçi. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos