Ukraina lëshon “Flamingot” drejt Rusisë, Zelenski: Moska cinike, kërkon armëpushim e pastaj sulmon

Nga Rosalba Bejdo
5 Maj 2026, 22:35 | Bota

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dënoi cinizmin e Rusisë, siç tha, për faktin se vijon të ndërmarrë sulme vdekjeprurëse edhe pse kërkon pushim të luftimeve, shkruan A2CNN. 

Rusia, e cila po përgatitet të shënojë Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore këtë fundjavë, njoftoi një armëpushim në luftë më 8 dhe 9 maj dhe kërcënoi me sulme masive raketore në qendër të Kievit nëse Ukraina e shkelte atë.

Por Kievi e bëri të qartë se do të respektonte një armëpushim të pacaktuar nga mesnata e 6 majit dhe se Ukraina do të vepronte “në mënyrë simetrike” që nga ky moment. Teksa palët në konflikt njoftuan këto lëvizje, 5 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulme të ndërthurura me dronë e raketa.

Është cinizëm i plotë të kërkosh heshtje për të mbajtur festime propagandistike dhe të ndërmarrësh sulme të tilla me raketa dhe dronë çdo ditë paraprakisht”, tha Zelenski. Ai i bëri thirrje Moskës të ulë armët dhe të zhvendoset drejt diplomacisë reale.

Në prag të hyrjes në fuqi të armëpushimit të vet në mesnatë, Ukraina ndërmori një seri sulmesh ndaj Rusisë, duke goditur një zonë industriale në Kirishi në rajonin e Leningradit dhe një fabrikë që prodhon pajisje ushtarake në Cheboksary. Zelenski tha se raketa kruz të prodhuara në vend, Flamingo, ishin përdorur për të goditur fabrikën, 1500 km larg frontit.

Një video e paverifikuar gjatë natës tregoi një objekt që lëvizte me shpejtësi dhe një shpërthim të madh. Ministria ruse konfirmoi më vonë se kishte rrëzuar 3 raketa Flamingo dhe 601 dronë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos