
Tre palestinezë u plagosën gjatë një sulmi nga kolonët në Masafer Yatta, në jug të qytetit të pushtuar të Hebronit në Bregun Perëndimor, raportoi Wafa.
Sipas aktivistit lokal Osama Makhamra, kolonët shënjestruan komunitetin palestinez të Rujum I‘li, gjë që çoi në plagosjen e tre personave.
Të sulmuarit, përfshirë edhe një të mitur, u identifikuan si anëtarë të familjes al-Adra.
Forcat izraelite, të cilat ishin të pranishme gjatë sulmit, ndaluan gjithashtu tre persona, përfshirë dy anëtarë të komunitetit dhe një aktiviste të huaj, përcjell A2CNN.
Për më tepër, kolonët jo vetëm që sulmuan barinjtë dhe u përpoqën t’u vidhnin delet, por shënjestruan edhe komunitetet e Khallet Amira dhe Umm al-Qubur. Disa palestinezë pësuan gjithashtu probleme nga thithja e tepërt e gazit lotsjellës. (A2 Televizion)