Ndërsa Kukësi dhe aq më shumë fshatrat e tij janë prekur vijojnë të vujanë shpopullimin dhe largimin masiv të të rinjve dhe jo vetëm, Ardiani së bashku me bashkëshorten e tij çeke dhe vajzën e kanë vendosur të rikthehen në vendlindjen e tij në fshatin Gjegjan dhe të vijojnë atje jetën.
Ardiano na tregon vitet e gjata në kurbet dhe dëshirën e tij dhe të familjes për të punuar dhe jetuar në Gjegjan.
Por vetëm dëshira e familjes Nërguti për tu kthyer dhe të investojë dhe të jetojë në vendlindjen e kryefamiljarit nuk mjafton për autoritetet lokale dhe me gjerë.
Në tokën e paraardhësve të tij, Ardiani nuk po mundet dot të marrë një leje për të ndërtuar stallën e bagëtive.
Dhe jo vetëm kaq, por nuk po i japin asnjë lloj zgjidhje. Me dëshirën për të jetuar në Shqipëri të cilën si ajo ashtu edhe vajza e pëlqejnë shumë, Paola shprehet e cuditur se si mundet që shteti jo vetëm të mos ndihmojë por të mos japë as leje për investimin që ato duan të bëjnë.
Dhe duke qenë se kanë edhe një vajzë që duhet t’i sigurojnë të ardhmen, Paula shprehet se nëse nuk i japin zgjidhje atëherë do të detyrohen të rikthehen sërish në emigrim.
Ndërkohë që autoritetet shtetërore organizojnë me dhjetëra aktivitete si të mbajnë të rinjtë të mos largohen nga vendi, paradoksi me familjen Nërguti tregon se vetëm propaganda nuk mjafton. (A2 Televizion)