
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për Eduart Afmatajn, i akuzuar për vrasjen e Artur Çangut, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Nikël.
Ai u arrestua më 10 prill në fshatin Bruzë-Mal, pas një ndjekje të vazhdueshme dhe kontrolleve intensive të efektivëve të policisë. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes, i dyshuari ka kontaktuar vetë policinë për të njoftuar mbi krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet paraprake tregojnë se mes autorit dhe viktimës kishte pasur një konflikt disa ditë më parë, i lidhur me çështje pronësie. Përplasja mes tyre ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, duke përfunduar tragjikisht. (A2 Televizion)