Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Nga Igli Çelmeta
14 Prill 2026, 16:02 | Kronikë

Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para.

Siç mësohet, ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzi, duke e transferuar në Pukë. Në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.

Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.

Ndërkohë, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhi, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni.

Gjithashtu Artenis Merkaj është caktuar shef i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos